Arrestohen dy shtetas në Elbasan, procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

0

DVP Elbasan/ Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. L., 28 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të ketë goditur me grushte shtetasin A. K., 26 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 19 vjeç, banues në fshatin Labinot-Fushë, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

-S. K., 60 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në aksin rrugor Belsh – Kuçovë, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasin H. K., 61 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën;

-L. B., 29 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, duke drejtuar duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një të mitur, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Elbasanit, u largua për në banesë, jashtë rrezikut për jetën;

– A. K., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, 58-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të bërë testin e alkoolit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. B., 54 vjeç, banues në Belsh, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi punëtori në zdrukthtarinë e tij, shtetasi A. T., 51 vjeç, banues në Belsh, u dëmtua gjatë punës. 51-vjeçari, pasi mori mjekim në spitalin e Elbasanit, u largua për në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu