Arrestohen në Korçë 3 shtetas nga Elbasani dhe 1 nga Librazhdi. Ja për çfarë akuzohen. Emrat

0

 

Katër persona janë vënë në pranga pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të jashtëligjshëm.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të quajtur “Perimetri”, ndërkohë që në pranga kanë rënë:

Limon Selimi, 50 vjeç, banues në Elbasan;

Rigels Hudhri, 22 vjeç, banues në Elbasan;

Skënder Gjymenga, 35 vjeç, banues në Librazhd;

Arben Korumi, 49 vjeç, banues në Elbasan.

“Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Librazhd, në afërsi të fshatit Dardhas, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me tre automjete, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njofton policia.

Nga verifikimi i dokumentacionit të tyre rezultoi se shtetasit Selimi dhe Gjymenga drejtonin mjetet pa leje drejtimi.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu