Arrestohet 18-vjeçarja në Korçë, nuk i ndaloi Rrugores, në pranga edhe një 31-vjeçar

0

Policia e Korçës ka arrestuar një 18-vjeçare me inicialet B.O., pasi gjykata e ka dënuar të renë me 15 ditë burg për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po ashtu është arrestuar edhe një 31-vjeçar me inicialet D.A., banues në Ersekë, i cili u kap nga policia duke transportuar transportuar 5 m sterë dru zjarri, pa leje. Për të riu policia ka vendosur ta hetojë në gjendje të lirë. Mbi 31-vjeçarin rëndon vepra penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Njoftimi i Policisë

Ndalohet 1 shtetase e shpallur në kërkim dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim B. O., 18 vjeçe, banuese në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 26.10.2021, e ka dënuar këtë shtetase me 15 ditë burg për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Komisaraiati i Policisë nr. 4, Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin D. A., 31 vjeç, banues në Ersekë, pasi në fshatin Taç, Ersekë, ky shtetas u kap me mjetin tip furgon “Benz”, duke transportuar 5 m sterë dru zjarri, pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu