Arrestohet 25-vjeçari që kujdesej për një fermë kanabisi

0

Policia e Hartlepool arrestoi 25-vjeçarin shqiptar Noni Selenica, i cili kujdesej për një fermë kanabisi në zonë pasi një efektiv policie u tregua shumë i kujdesshëm gjatë patrullimit.

Mediat britanike raportojnë se një efektiv policie kishte ndjerë aromën e kanabisit në lagje duke filluar të kërkonte se nga vinte. Pasi pikasi një shtëpi ai trokiti atje, por askush nuk i hapi derën edhe pse prej saj dilte aromë kanabisi, ndërsa perdet ishin tërësisht të ulura.

Më pas, polici trokiti në derën e komshies, e cila e hapi dhe e ftoi atë brenda.

Komshia i rrëfeu policit se në shtëpinë ngjitur qëndronin tre të rinj të huaj, ndërsa përtej murit mund të dëgjohej zhurma e helikave të ventilatorëve të mëdhenj.

Bashkë me dy kolegë të tjerë, polici u fut në “shtëpinë e barit” duke gjetur aty vetëm 25-vjeçarin shqiptar.

Gjatë kontrolleve u gjetën një numër i madh rrënjesh kanabisi me vlerë tregu 152 000 paund.

Në dëshminë e tij në gjykatë ai u shpreh se kishte shkuar në Angli për një jetë më të mirë dhe se e dinte që kultivimi i kanabisit ishte i ndaluar, por se nuk kishte rrugë tjetër.

Në fund, i riu shqiptar u dënua me 6 muaj burg, ndërsa gjykatësi urdhëroi konfiskimin e të gjitha pajisjeve për kultivimin e kanabisit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu