Arrestohet 42-vjeçari në Fier, ishte shpallur në kërkim për shkak të…

0

Një 42-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit pasi kishte shkelur masën e “Arrestit në shtëpi”.

Njoftimi:

Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, është kapur dhe ndaluar shtetasin M. Ç., 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”, por kishte thyer masën e sigurisë dhe ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Fierit ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në vijim të veprimeve procedurale, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare ndaluan 42-vjeçarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu