Arrestohet 43-vjeçari qëllon me breshëri kallashnikovi në oborrin e fqinjit në Tiranë,

0

Ai akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Një 43-vjeçar me inicialet B. M., 43 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në oborrin e fqinjit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Allias, mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit të policisë, 43-veçari me inicialet B.M., banues në Allias është konfliktuar për arsye që nuk dihen me fqinjin e tij, F. K., 42 vjeç. Pas sherrit, ai ka shkuar në shtëpi ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar me breshëri në oborrin e 42-vjeçarit. Për pasojë 43-vjeçari është vënë në pranga. Ai akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë Tiranë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Stroke”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Vihet në pranga 43-vjeçari që kërcënoi me armë fqinjin e tij. Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij, në Allias, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stroke”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. M., 43 vjeç, banues në Allias, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin F. K., 42 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së 42-vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu