Arrestohet 50 vjeçari në Las Vegas, la qenin me gojë të mbyllur në makinë për të luajtur kumar

0

SHBA- Një burrë nga Kalifornia është arrestuar në Las Vegas pasi e la qenin e tij në një makinë të parkuar jashtë një kazinoje në nxehtësi 113 gradë për gati dy orë me gojën e mbyllur, tha policia të enjten.

Raul Carbajal, 50 vjeç, nga Corona Del Mar, u arrestua më 20 korrik për “torturë të qëllimshme, me qëllim të keq të një kafshe”, sipas një deklarate të publikuar në Twitter nga policia. Policia publikoi të enjten video të autoriteteve duke shpëtuar qenushin nga makina e Carbajal, raporton latimes.com.

Sipas policisë, në video shihet se policia vë në pranga Carbajal dhe kontrollon huskyn 3 muajsh, i cili kishte qenë në makinë pa kondicioner, ushqim apo ujë. Sipas njoftimit të policisë, goja e qenit është mbyllur me shirit elektrik. Thuhet se Carbajal ishte duke luajtur kumar në kazino gjatë kësaj kohe. Personeli i kazinos kishte pikasur qenushin brenda automjetit të mbyllur në nivelin e sipërm të garazhit të parkimit, i cili “nuk ka mbrojtje nga dielli dhe është nën rrezet e diellit direkte”. Policia e Las Vegasit u bëri thirrje banorëve që në asnjë rrethanë të mos lënë njerëz apo kafshë në makina të nxehta.

https://www.instagram.com/reel/CgmDrJaIHQm/?utm_source=ig_web_copy_link

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu