Arrestohet këngëtari i njohur, policia i kap 20 kilogramë duhan kontrabandë

0

Këngëtari i njohur grek është arrestuar së fundmi nga policia.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se këngëtari i identifikuar si Ilias Pantreftis ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me 20 kilogramë duhan kontrabandë.

Ndër të tjera mësohet se konstatimi i duhanit kontrabandë u bë gjatë një kontroll rutine nga policia helene, teksa ndaloi makinën e këngëtarit të njohur.

Gjatë kontrollit efektivët e policisë gjetën 20 kilogramë duhan, i cili rezultoi se ishte furur në Greqi në mënyrë ilegale.

Protothema.gr shkruan gjithashtu se në makinë bashkë me këngëtarin ndodhej edhe një grua 65-vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu