Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar të kërkuar në pikën kufitare të Kakavijës. Arrestimi u realizua nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Gjatë kontrollit të identitetit në sistem, rezultoi se shqiptari ishte dënuar me 7 vjet heqje lirie dhe një gjobë prej 10,000 eurosh nga Gjykata e Pireut për shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike.
Arrestimi i tij është një tjetër sukses në luftën kundër trafikimit të drogës dhe krimeve të lidhura.