Artan Shkëmbi nuk shpëton nga akuza, pas kërkesës së prokurorisë/ Ja cfarë vendimi ka marrë gjykata

0

Artan Shkëmbi nuk shpëton nga akuza, pas kërkesës së prokurorisë, gjykata vendos sërish: Pezullim nga ushtrimi i funksionit për nxjerrjen e sekretit hetimor

Ish-zëvendës drejtori i Operacionit Forca e Ligjit Artan Shkëmbi duket se nuk do të shpëtojë aq lehtë nga akuzat e ngritura ndaj tij.

Pak orë pasi Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës “pezullim nga detyra” për shkak të përfundimit të afatit 6-mujor, Prokuroria e Tiranës nëpërmjet prokurorit Bledar Valikaj ka bërë kërkesë të re për masë sigurie për Artan Shkëmbin. Gjykata e ka pranuar dhe ndaj Shkëmbit caktohet masa e pezullimit nga ushtrimi i funksionit.

Gjykata kishte konstatuar humbjen e efekteve të masës se sigurisë të vendosur nga GJKKO. Ndërkohë që masa e re është marrë vetëm për akuzën e nxjerrjes se sekretit hetimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu