Artur Guni zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor (FSHALTM)

0

I mirënjohuri Artur Guni është zgjedhur President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor (FSHALTM).

Sot në Asamblenë e Federatës Shqiptare tê Alpinizmit dhe Turizmit Malor, u krye proçesi zgjedhor për President të Federatës dhe Kryesinë e re të saj!

Me vota unanime, të të gjithë shoqatave, Artur Guni është zgjedhur President i FSHALTM.
Kryesia e re është e përbërë nga : 1. Lindita Mekshi 2. Perparim Laçi 3. Kujtim Onuzi 4. Fisnik Muça 5. Alush Qereshniku 6. Alkens Deneko.

Në fjalën e marrë me këtë rast Presidenti i ri Guni u shpreh se “Dua të shpreh mirënjohjen dhe falenderimet e mia, për ish- presidentin Jani Ziso, kryesinë dhe shoqatat, për punën e bërë deri mê tani. Së bashku në të ardhmen ne do të bëjmë më të mirën për këtë sport për ta renditur Shqipërinë në majat e alpinizmit botëror.”

Artur Guni është i njohur në Elbasan si një alpinist i shquar, trajner dhe udhërrëfyes. Nën kujdesin e tij janë organizuar me qindra udhëtime në majat më të larta në Shqipëri duke promovuar, jo vetëm vlerat e këtij sporti, por edhe bukuritë e trojeve shqiptare.

Gjithashtu ai ka organizuar edhe një sërë takime kombëtare e ndërkombëtare për sportin e turizmit duke u bërë i njohur në arenën ndërkombëtare.
Artur Guni ka një CV të pasur si alpinist. Pasi ka ngjitur të gjitha majat më të larta në Shqipëri, ai ka vendosur flamurin Kuq e Zi edhe në majën më të lartë në Ballkan, majën më të lartë në Evropë, majën më të lartë në Azi dhe në majën më të lartë në Afrikë.

Artur Guni njihet si një drejtues dhe menaxher i zoti në çdo detyrë që i është ngarkuar. Kontributet e tij për qytetin e Elbasanit janë jashtëzakonisht të mëdha.

Por nuk mbaron me kaq. Artur Guni është një njeri mjaft i dashur dhe i respektuar në qytetin e Elbasanit dhe më gjërë. Një familjar i shkëlqyer dhe një shok e mik i vyer për këdo që e njeh.

CV e Artur Gunit:

Lindi më: 12 . 12. 1967
Puna aktuale : Drejtor Rajonal DRSHTRR Elbasan.
Aktualisht është pedagog i jashtëm “Ekonomi-Turizem” Fakulteti Ekonomik, Departamenti Marketing-Inxhinieri. Trainer i Ekipit të Alpinizmit KS Elbasani që nga viti1996 Elbasan, Shqiperi.

EDUKIME DHE TRAJNIME:

Master profesional në “Ekonomi dhe e drejtë në sektorin publik”, Master Shkencor në “E drejta Civile”, Master shkencor në Administrim Biznes Licensuar për “ Drejtim dhe trajnim sportistësh dhe Udhërrëfyes Malor“ në Republikën e Shqipërisë nga Federata e Alpinizmit dhe Turizmit Malor Shqiptar. Mjeshtër sporti në Sportin e Alpinizmit dhënë nga FSHALTM.

Disa nga NGJITJE PERSONALE NDERKOMBETARE MALET:

1. Elbrus Rusi (Maja më e lartë e kontinentit Europian)
2. Kazbek Gjeorgji
3. Mont Blanc France (Maja më e lartë e Europes)
4. Grand Paradiso Itali
5. Kilimanjaro Tanzania Afrike (Maja më e lartë e Kontinentit Afrikan)
6. Ararat Turqi
7. Maja e Olimpit Greqi
8. Mali I SHARRIT, “Tito vrv” Tetove Maqedonia e Veriut
9.Maja e Musalla, Bullgari (Maja më e lartë e Ballkanit)
10. Maja e Kackar, Turqi dhe në të gjitha malet në Republikën e Shqiperisë.

Infoelbasani.com i uron suksese në detyrën e re z. Artur Guni!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu