As 107 minuta lojë nuk e shpëtojnë Real Madridin nga humbja prej Valencias

0

Real Madridi ka pësuar humbje 1-0 në udhëtim te Valencia në kuadër të javës së 35-të në La Liga.

Los Che rrezikuan qysh në minutën e dytë të takimit, kur Edinson Cavani kërkoi penallti, por që gjyqtari bëri me shenjë se loja duhet vazhduar.

Mirëpo, vendasit ia dolën ta shënonin golin e epërsisë në minutën e 33-të me anë të Diego Lopez që u asistua prej Justin Kluivert.

Lopez (54’) kishte një shans të artë edhe në pjesën e dytë, por Thibaut Courtois bëri një pritje fantastike.

Valencia nuk u dorëzua deri në fund dhe e mbajti epërsinë, për të bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë.

Për më shumë, Vinicius Junior u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90+7-të për sjellje anti-sportive.

Pas javës ë 35-të, Real Madridi gjendet në vendin e tretë me 71 pikë, ndërsa në xhiron e 36-të do të ketë punë me Rayo Vallecanon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu