“As vetë nuk e dija që isha shtatzënë” / Këngëtarja e mirënjohur rrëfen sekretin e pritjes së ëmbël

0

Këngëtarja e njohur, Ellie Goulding, shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Artistja e hitit “Love Me Like You Do” dhe bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, po presin fëmijën e parë bashkë, ka zbuluar Ellie për “Vogue”. Ajo tregoi se është 30-javëshe shtatzënë.

Goulding, që kurorëzoi dashurinë me Jopling me martesë në gusht të 2019-s, tha për revistën se ajo ishte shtatzënë gjatë një spektakli disa muaj më parë dhe as që ja kishte idenë.

“E zbuluam kur unë dhe Caspar udhëtuam jashtë me rastin e 1-vjetorit të martesës. Ishte çmenduri sepse ishte përvjetori ynë i parë. Nuk ishte ky plani. Mendimi se mund të isha shtatzënë nuk dukej se mund të bëhej realitet. Të mbetesha shtatzënë më bëri të ndihesha njerëzore. Po e shijoj shumë. Edhe bashkëshorti po e shijon shumë”, ka treguar Goulding.

Por, pse priti deri në javën e 30-të për të treguar se po bëhet nënë për herë të parë? Thjesht sepse nuk e besonte as vetë!

“Më është dashur kohë që të mbledh mendjen dhe ta pranoj edhe vet si lajm. Unë doja të bëhesha nënë në atë periudhë, por nga ana tjetër nuk e kam definuar ndonjëherë veten nga mëmësia dhe nuk mendoj se të qenurit nënë të bën grua. Por tani që pres beben e parë, kam një entuziasëm të bukur. Në atë kohë kur mora vesh shtatzëninë, sapo kisha publikuar albumin tim të radhës dhe mbarova shkrimin e një libri. Pastaj filloi jeta në ‘lockdown’ dhe ne ndërruam shtëpi. Pasi u sistemuam edhe në shtëpinë tonë të re, ku u bë një banjë e bukur, të cilën kisha shumë dëshirë ta tregoja, mendova se është momenti duhur për të treguar diçka të madhe”– ka treguar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu