Asnjë gjurmë nga vrasësit e Caroline/ “Diçka nuk shkon”, thotë eksperti. Çfarë pohon burri i saj në raport

0

Policia greke ende nuk ka arritur të gjejë autorët edhe pse kanë kaluar disa javë nga vrasja e Caroline nga grabitësit në shtëpinë e saj në sy të foshnjes.

Një artikull i publikuar në The Sun, raporti i cili mban foton e nënës së re, ka një rrëfim të bashkëshortit të së ndjerës i cili thotë se “Policia dështoi, shpresat po zbehen”.

Mediat greke raportuan disa ditë më parë se bashkëshorti i të resë mund të ishte i dyshuar, për shkak të një shume të madhe të siguracionit të jetës që Caroline kishte, por derimë tani këto akuza nuk janë vërtetuar.

Eksperti Apostolos Lytras thekson se nuk ka shumë prova për të çuar drejt zbardhjes së ngjarjes.

“Asnjë mostër e ADN-së ose gjurmët e gishtërinjve nuk u gjetën, gjë që nuk e ndihmon kërkimin pasi nuk ka shumë prova. “Diçka nuk shkon”, shprehet ai.

Gazeta britanike raporton gjithashtu se autoritetet janë përqendruar në dhjetë kriminelë të dyshuar nga vende të ndryshme.

“Është një rast i dyshimtë. Do të na duhen më shumë sesa e kishim menduar për të gjetur autorët”, tha një oficer i policisë greke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu