Atentati, kush është turisti shqiptaro-amerikan që mori plumba aksidentalisht. Dërgohet me helikopter në Tiranë

0

Identifikohet turisti shqiptaro-amerikan që mbeti aksidentalisht i plagosur si pasojë e të shtënave në Sarandë, ku në orët e para të mëngjesit iu bë atentat biznesmenit Spiro Iljadhi.

Bëhet fjalë për shtetasin Mario Jani, i cili po kalonte rrugën në kohën kur nisën të shtënat me armë zjarri në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

I riu kishte ardhur në Sarandë për të kaluar pushimet, ndërsa aksidentalisht mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë ku qëllua me breshëri automatiku në drejtim të biznesmenit Spiro Iljadhi, plumbat prekën edhe turistin.

Mësohet se ai ka marrë plagë në fundshpinë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Biznesmeni, që ishte shënjestra e atentatorëve, është transportuar me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu