Atentati në Lezhë, si u tentua të vritej 30-vjeçari teksa udhëtonte me makinë

0

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në dalje të Lezhës.

Mësohet se një mjet në lëvizje ka qëlluar drejt një automjeti tjetër, tip “Mercedes Benz ML” që drejtohej nga 30 vjeçari R.Reçi nga Miloti, i cili shoqërohej nga një person tjetër.

Si pasojë e të shtënave makina ka dalë nga rruga. Fatmirësisht i riu u ka shpëtuar plumbave, ndërsa në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu