Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se sot do të jetë në Gjirokastër, në kuadër të takimeve të tij qark më qark me demokratët, për atë që ai e quan rikthimi i dinjitetit të PD dhe për një parti më të fortë e të bashkuar..
Për këtë takim në qytetin jugor shkruan dhe deputeti Tritan Shehu, një nga njerëzit e rreshtuar krah Berishës qëkur ky i fundit u përjashtua nga Grupi Parlamentar i forcës politike që themeloi dhe drejtoi vetë për më shumë se dy dekada.
Shehu shkruan me superlativa për vizitën e Bershës, duke thënë se ajo është një “ngjarje e veçantë” që ndodh në qytetin e Gjirokastrës.
Shkruan Tritan Shehu:
Berisha sot ne Gjirokaster! Nje ngjarje e vecante kjo per demokratet, per te gjithe banoret e nderuar te ketij Qarku me vlera e kontribute te pa llogariteshme ne zhvillimet historike te vendit tone. Te ketij Qarku qe po ndjen mbi “shpinen” e tij te gjithe arogancen, perbuzjen e ketij rregjimi antidemokratik.
Vetem nje PD e gjere, e hapur, dinamike, si themeli i opozites shqiptare mund te perballet e te fitoje mbi kete rregjim, duke i kthyer edhe ketij Qarku hapesirat, mundesite, lirite, bere realitet aspiratat e te gjithe banoreve te tij. Berisha do te dialogoje sot pikerisht per keto nga “foltorja” e tij ne Hotel Olimpik te Gjirokastres, ora 18.00.