DURRËS– Një avion i vogël është filmuar sot teksa rrotullohej në ajër, në kërkim të një vendi për t’u ulur. Zona ku kërkonte që të ulej është pikërisht mbi territorin Hamallaj –Lalëz –Ishëm. Aq shumë kohë ka qëndruar në ajër, saqë ka tërhequr vëmendjen edhe të qytetarëve, të cilët e kanë filmuar.
Kujtojmë se raste të avionëve të tillë “kaçatorrë” janë ndër të preferuarit për transportin e lëndëve narkotike, si kanabis dhe kokainë. Rasti më i fundit është rasti i Vermoshit, rreth një muaj më parë, ku një avion u gjet në mes të maleve.