Axhenda e PD, mblidhet nesër Kolegji i Kryetarëve, çfarë do të diskutohet

0

Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi njoftoi mbledhjen e nesërme të Kolegjit të Kryetarëve të PD.

Të nderuar Kryetarë,

Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën
8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu