Babai i të arrestuarit për terrorizëm në Kosovë: “Djali është praktikues i fesë”

0

Pesë të arrestuarit për terrorizëm në Kosovë kanë dalë para gjykatës së Prishtinës nën dyshimet se kishin planifikuar sulme terroriste.

Fazli Syla nga fshati Bukshiç i Klinës, babai i njërit nga të arrestuarit për terrorizëm, ka thënë se djali i tij E.S, është praktikues i fesë, por që familja nuk ka dyshuar në të asgjë.

Ai në një deklarim për media, pas nisjes së seancës ndaj të dyshuarave tha se djali i tij merret me rritjen e pulave.Sipas tij, E.S është arrestuar edhe më herët për të njëjtën vepër.

“E kanë arrestuar që tri ditë po erdha ta shohë sot djalin po s’me lejonë më pa. Djali është marr më pula, s’ka punu askund. Është praktikues i fesë sikur e gjithë familja po skemë dyshua kurrgjë.

Ka shkuar në xhami e ka fal xhumanë s’ka pas tjetër lëvizje. Edhe vite më parë është arrestuar po s’ka nejt shumë në burg për të njëjtën vepër. Djali është i martuam i ka tre fëmijë”, tha Syla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu