Bajram Begaj zhvillon takimin e parë si President me ambasadoren Yuri Kim: Partneriteti SHBA – Shqipëri, forcon demokracinë në vend!

0

Në cilësinë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takimin e tij të parë me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Gjatë një statusi në Twitter, Begaj thekson rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së për të forcuar demokracinë në vendin tonë.

“Partneriteti i SHBA dhe Shqipërisë është më i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me ambasadoren amerikane Yuri Kim hap rrugën drejt angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. Shqipëri – SHBA. Krah për krah”, shkruan Begaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu