FIER- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sërish se SHBA dhe Britanisë së Madhe, gjasat që edhe Bashkimi Europian ta shpallë ‘Non Grata’ Sali Berishën për korrupsion dhe minim të demorkacisë janë të mëdha. Nga Fieri, ai u shpreh se Berisha ka 33 vite që saboton interesat kombëtare të shqiptarëve.
“I vetmi që duhet të kërkojë vrimë kur të futet në këtë moment është Berisha, në Amerikë dhe Angli, as noti nuk e ndihmon. Siç po duhen bathët, edhe BE është në procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion të lartë. Berisha ka 33 vite që saboton interesat kombëtare të shqiptarëve”, tha Balla.
Sa i përket dyshes, Berisha-Meta, Balla tha se duhet të rreshtin se akuzuarit të tjerët, në një kohë kur vetë kanë hesape të palara me drejtësisë.
“Personat që janë vetë nën akuzë, siç është Sali Berisha dhe Ilir meta, t’i lënë akuzat për të tjerët dhe të merren me hesapet që kanë me drejtësinë. Ka një shpresë të madhe se drejtësia, edhe pse e vonuar po i rikthehet çështjeve me shumë rëndësi që ka sfida e madhe e drejtësisë. Uroj që t’i shkohet deri në fund, çështjes CEZ-DIA”, tha ai.