Balla takim me asamblenë socialiste të Ballshit: Në qarkun e Fierit do të startojë një proces real i hapjes së PS-së

0

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Ballshit dhe me strukturat e partisë në njësitë administrative Fratar, Kutë dhe Selitë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se në qarkun Fier do të startojë një proces real i hapjes së partisë në muajt në vijim, për një përmirësim të dukshëm të përbërjes gjinore dhe afrimin e të rinjve në organizatat tona socialiste në territor.

Sipas Ballës, procesi i hapjes së Partisë Socialiste do të ofrojë një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që janë gati të japin e kontributin e tyre për Shqipërinë dhe komunitetet e tyre.

POSTIMI I PLOTË
Ballsh Vijuam takimet me strukturat e Partisë Socialiste në njësitë administrative Fratar, Kutë, Selitë dhe Asamblenë Socialiste të Bashkisë Ballsh. Në qarkun Fier do të startojmë një proces real të hapjes së partisë në muajt në vijim, për një përmirësim të dukshëm të përbërjes gjinore dhe afrimin e të rinjve në organizatat tona socialiste në territor.

 

 

Në Kongresin e 12 Qershorit miratuam fillimin e një fushatë hapjeje të re, më të madhen dhe më realen të Partisë Socialiste, duke iu ofruar një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që janë gati të japin e kontributin e tyre për Shqipërinë dhe komunitetet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu