Mos rindërtimi i shtëpive dhe vonesat e krijuara në marrjen e bonusit të qirasë ka ngritur në protestë disa familje të prekura nga tërmeti i nentorit të vitit 2019 në Bashkinë e Kurbinit.
Ata janë mbledhur para bashkisë së Kurbinit, duke kërkuar zgjidhje. Të prekurit nga tërmeti thonë se po kerkojnë prej 6 muajsh takim me perfaqësues te bashkise per te mesuar mbi proçesin e rinderimit, por nuk jane pritur as nga ata dhe as nga kryetarja e bashkisë për të cilën shprehen se është larguar në drejtim të paditur.
“Ne jemi të pastrehë të dëmtuar nga tërmeti. Qysh me zgjedhjen e kryetares së bashkisë kësaj Zhela Bibës që na kanë sjellë këtu nuk kemi asnjë lloj kontakti me të. Sa heërë vijmë këtu gjithmonë krtyetarja është larguar në drejtim të paditur. Kemi 6 muaj dhe akoma nuk po e takojmë dhe nuk do e takojmë se është larguar në drejtim të paditur. Banoj akoma në cadër dhe nuk marr asnjë lloj përgjigjie nga bashkia e Kurbinit.
Ju bëjmë thirrje që të na japin një bonus qeraje sepse nuk kemi mundësi të paguajmë qeranë duke qenë se jemi të papunë. Ju bëj thirrje ju lutem të na jepni bonusin. Na thonë gjatë gjithë javës se do na e shkruajnë emrin për të premten por ja që nuk na japin më asnjë përgjigjie kur vjen e premtja”-u shprehën qytetarët.