Banorët e Vaut të Dejës ngrihen në protestë: I bëjmë thirrje prokurorisë të hetojë tenderin e pastrimit

0

 

Banorët e Vaut të Dejës zhvilluan paraditen e sotme një protestë në lidhje me taksën e pastrimit.

Ata e cilësuan vjedhje dhe grabitje tenderin prej 750 milionë lekësh që pritet te realizoje bashkia e Vaut të Dejës për pastrimin e territorit të qytetit verior.

Me pankarta në duar dhe të shumtë në numër, qytetarët marshuan në qytet, duke i bërë apel prokurorisë të nis hetimet për tenderin në fjalë.

“Pafytyrësia më e madhe ndodh kur këta persona të papërgjegjshëm, shfrytëzojnë taksat e banorëve të Vaut të Dejës. Protestat do vijojnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në marrjen e një përgjigjeje. Nuk do të lejojmë shpërdorimin e taksave tona. I bëjmë thirrje prokurorisë të vendos përpara drejtësisë përgjejësit që kanë abuzuar me taksat e qytetarëve.”, tha një qytetar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu