Banorët pengojnë asfaltimin e rrugës: Nuk bëhet kjo në fushatë zgjedhore

0

 

Banorët e Durrësit, në zonën e Nishtullës në formë proteste kanë kundërshtuar shtrimin e rrugës me asfalt.

Ata shprehen  se janë kundër shtrimit të rrugës me asfalt elektoral. Sipas tyre, nuk ka asnjë lloj vendimi apo projekti për shtrimin e rrugës dhe po punohet pa standart mbi asfaltimin e një rruge që sjell dëme tek shtëpitë e banorëve të tjerë.

Banorët shprehen se duke u nxituar për të asfaltuar rrugë në kohë fushate, nuk bëjnë asnjë lloj projekti dhe u shkaktojnë dëmtime atyre për faktin se krijohen përmbytje sa herë bien shira.

“Nëse ndërhyjnë tek rruga pa asnjë lloj projekti, unë mbytem, rri 10 ditë shiu më mbrapa sepse nuk është rrugë e lartë është e ulët.
Nuk bëhet kjo përpara votimeve, gjithmonë bëhet në kohë votimesh.

Nuk i bie mendja njeriu gjatë përmbytjeve, po vijnë për të na mbytur akoma” – u shpreh njëra prej banorëve.

Ata bëjnë thirrje që punimet të ndalojnë dhe thonë se nuk do të tërhiqen deri në zgjidhjen e kësaj situate.
“Nuk do tërhiqemi nëse ata nuk tërhiqen. Nuk mund të vijnë sa herë që ka fushatë”, tha një tjetër banor i zonës.

Pasi banorët kanë ndërhyrë duke ndaluar punimet që po bëheshin, në zonë kanë mbërritur edhe forca policore më në krye shefin e komisariatit dhe rendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu