Basha: Jemi këtu për tua ndërprerë këtë valle, jemi garancia për ndryshim

0

TIRANË
Kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi se në javët në vijim oligarkët që financojnë mediat, aleatët politikë të trekëndëshit të Bermudës do të paguajnë shumë që të heqin vëmendjen nga hallet e shqiptarëve. Basha theksoi se misioni i tij dhe i PD nuk është i lehtë, por se ajo që i bën më të fortë është bashkimi me shqiptarët për të ecur në rrugën e ndryshimit dhe largimin e kastës 30-vjeçare.

“Ky nuk është një mision i lehtë. Jemi vendosur përballë faktorëve më të fuqishëm, por fuqia e tyre buron nga plaçkitja e shumicës së shqiptarëve. Ne nuk jemi sot dhe nuk do të jemi nesër pengje të askujt përveçse të qytetarëve shqiptarë, të shpresave të tyre dhe ëndrrave të tyre, të vogëlushëve sot që nuk e njohin gjëmën e komunizmit.

Ajo që na mban bashkë, të fortë përballë dhunës, përballë propagandës, përballë regjimit të Edi Ramës, përballë kapjes së lirisë së medias, të shtypit, bashkë me shqiptarët ne jemi më të fortë dhe do dimë së bashku të ecim në rrugën e ndryshimit. Largimin nga kjo kastë 30-vjeçare.

“Në javët e ardhshme oligarkët që financojnë mediat, aleatët politikë të trekëndëshit të Bermudës, do investojnë shumë para që të zhvendosin debatin në çështje dytësore ose të parëndësishme për shqiptarët, përpjekja jonë për ta mbajtur vëmendjen ku duhet, tek domosdoshmëria për rrugën e ndryshimit. Për t’i dhënë shqiptarëve një Kushtetutë që nuk i mban ata skllevër, por iu jep fuqinë që kanë qytetarët në një vend normal. Për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë të korrupsionit të qeverisë më të korruptuar në planet, të njeriu që është në krah të Sali Berishës.

Ne jemi këtu për tua ndërprerë këtë valle dhe që të bëjmë këtë duhet që me çdo fjalë tonën të themi jo vetëm jemi ndryshe, por jemi ndryshe dhe garancia për ndryshim. Unë do të jap kontributin tim në bazë të përgjegjësive që më kanë dhënë demokratët, do kem ndihmën e qindra demokratëve me apo pa teserë, por edhe të qytetarëve shqiptarë që e kanë kuptuar sa të lidhur janë tre anët e trekëndëshit të Bermudës”, deklaroi Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu