“Basha mbrohet nga 4 gardistë”, Hoxha: Çdo demokrat mund të futet lehtësisht te PD

0

Gazetari Artan Hoxha zbulon se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbrohet nga 4 punonjës të Gardës së Republikës duke hedhur poshtë pretendimet e Komisionit të Rithemelimit se kryedemokrati po merr forca të shumta rendi për të mbrojtur selinë blu.

Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se pas 13 dhjetorit 2021, kur ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan drejt selisë së PD-së, Garda e Republikës vendosi që të rriste numrin e shoqëruesve personal të Bashës nga 2 në 4. Ky vendim erdhi si shkak i një raporti ku thuhej se lideri i PD-së kërcënohet fizikisht. Këta pjesëtarë të Gardës janë vendosur vetëm për të siguruar mbrojtjen fizike të Lulzim Bashës dhe jo për të mbrojtur godinën e Partisë Demokratike.

Hoxha shton se mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha nuk do të pengohen nga punonjësit e Gardës së Republikës nëse ata duan të futen në ditët e ardhshme brenda selisë së Partisë Demokratike.

POSTIMI I ARTAN HOXHËS:

Per demokratet qe duan te shkojne te selia e PD-se neser ose ne ditet ne vijim…
Nese u pengon kush, nuk jane Garda e Republikes, jane “gardiste” te selise…
Kryetarit ne detyre te PD-se, Lulzim Basha, Garda e Republikes, i ka vendosur 2 truproja, aq sa mbante dhe Rama kur ishte kreu i PS ne opozite, ose sa mban sot dhe kryetari i bashkise se Tiranes.
Por per shkak te ngjarjes se 13 dhjetorit 2021, kur Berisha dhe nje grup mbeshtetesish te tij hyne brenda ne seline e PD, shoqeruesi kryesor i Bashes, i ka bere nje raport Gardes.
Ne kete raport i behet e ditur Gardes se Republikes, se ka informacion per kercenim fizik te Bashes dhe se dy truprojat e tij nuk e perballojne dot situaten.
Ne keto kushte, Garda e Republikes i ka vendosur zotit Basha dhe 2 shoqerues shtese.
Pra sot, Basha ka 4 shoqerues te Gardes, por jo mjet shoqerimi nga Garda.
Efektivat e Gardes, kane detyre te mbrojne fizikisht vetem Bashen, jo te mbrojne seline e PD-se nga militantet.
Keshtu qe çdo demokrat, qe kerkon te futet ne seline e PD, te hy qetesisht sepse 4 oficeret e Gardes, nuk kane detyre te pengojne askend…
Nese dikush i pengon te futen ne seli, ata nuk jane punonjes te Gardes se Republikes, por truproja civile, qe jane thirrur nga jashte apo brenda vendit privatisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu