Gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që ka nisru që në orën 15:30 të ditës së sotme, kryetari Lulzim Basha mësohet të ketë thënë se nuk do kishte përjashtime të bëra nga ana e tij por masa e marrë do të ishin shkarkimet.
Basha e bëri këtë paralajmërim për të gjithë figurat e PD të cilët morën pjesë në Kuvendin e djeshëm të organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha.
Basha: Ka qenë zotimi im i parë si kryetar i PD, që s’do kete kurrë perjashtim te propozuar nga une. As une e as ju nuk mbajmeë njerez me force. Ndaj dhe masat e marra mbrëmë nga kryesia dhe masat e propozuar sot, nuk janë masa perjashtimi por shkarkim nga funksionet per shkak te dhunimit flagrant të statutit me pasoja per PD.