Basha në Pukë: Do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve

0

PUKA

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, gjatë fushatës elektorale në Pukë, deklaroi se qytetarët më 25 prill duhet të votojnë masivisht numrin 9.

Basha thekson se do të jetë kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ai shton se qeveria e kryesuar prej tij, do të punojë për njerëzit e thjeshtë të vendit.

 

“Mirë se iu gjej zonja dhe zotërinj pukjanë. Mirë se iu gjej në Pukën e traditës dhe fisnikërisë, në Pukën e ndryshimit të pandalshëm, që po vjen. Entuziazmi i njerëzve ndihet kudo. Nuri i ndryshimit është në fytyrat e njerëzve. Pukjanët do të votojnë për ndryshimin, do votojnë numrin 9, që t’ja çelin derën ndryshimit, për një Pukë ndryshe.

 

Këto zgjedhje janë për popullin dhe familjet tuaja. Qeveria iu ka vënë njerëzve në fyt lakun e varfërisë. Do çlirojmë Pukën nga kriminelët. Vëmendja do jetë tek një ekonomi e çliruar nga terrori shtetëror. Shkoni masivisht në zgjedhje. Mos lejoni vjedhjen e zgjedhjeve. Votoni për ndryshim, për numrin 9. Qeveria e ardhshme do të punojë për njerëzit”, deklaroi Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu