Bashkia Gramsh reagon për vendosjen e koshave pas sensibilizimit të InfoElbasani

0

Bashkia e Gramshit ka reaguar menjëherë pas problematikës së ngritur në InfoElbasani për mungesën e koshave të grumbullimit të mbetjeve urbane veçanërisht në pikat turistike dhe zonat rurale.

Në një raportim të kryer pak kohë më parë media InfoElbasani ka konstatuar ndotjen e mjedisit dhe mungesën e koshave të plehrave në disa nga pikat turistike më të frekuentuara të kësaj bashkie.

Një ndër këto pika janë Kanionet e Holtës, e cila ka tërhequr vitet e fundit mjaft turistë e vizitorë, si brenda dhe jashtë vendit. Në këtë pikë u konstatua ndotje e rëndë, hedhje vend e pa vend e mbeturinave duke prezantuar një panoramë aspak të këndshme.

Por pas raportimit në Info Elbasani, bashkia Gramsh ka reaguar duke vendosur dy kosha, të cilat do ndihmojnë të mbajnë pastër këtë bukuri të natyrës.

Gjithashtu pas publikimit të shkrimit ka pasur edhe reagime edhe nga qytetarët të cilët kanë inicuar nisma pastrimi, për mjaft pika të tjera turistike si Ujëvarën e Sotirës, Shpellat e Kabashit, Liqenin e Banjës etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu