Bashkia hedh sytë nga Krasta, konsultim publik pa njoftim për ta shpëtuar

0

Shqetesimit të vazhdueshëm dhe shkrimit të InfoElbasani mbi rrezikun që i kanoset parkut natyror të Krastës i është përgjigjur  së fundi edhe bashkia Elbasan. Në fund të korrikut institucioni vendor ka zhvilluar një konsultim publik me disa nga aktorët lokalë duke prezantuar edhe një projekt për pyllëzimin e Kodër Krastës. “Bashkë me ekspertë të mjedisit, antarë të komisionit të mjedisit, Këshillin Bashkiak, përfaqësues të shoqërisë civile dhe banorë të lagjes “Emin Matraxhiu” dakordësuam strategjinë tonë për rivatilizimin e mushkrisë së qytetit me një fushatë masive mblelljeje duke rritur sipërfaqet e gjelbra e duke ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm natyror” shkruan Llatja në një publikim në rrjetin social.

InfoElbasani më herët ka publikuar një shkrim të zgjeruar mbi gjendjen e kodrës së Krastës, dëmtimin e vazhdueshëm të pishave dhe rrezikun e zhdukjes së tyre për shkak të faktorëve natyrorë dhe njerëzorë.

Në link mund të lexoni shkrimin:https://infowebtv.com/parku-natyror-i-krastes-ne-degradim-nga-mungesa-e-vemendjes/

Elbasani e ka të domozdoshëm ndërhyrjen në kodrën e Krastës por konsultimi publik nuk mund të behet pa një njoftim në të gjitha format të publikut dhe thirrjen e sa më shumë ekspertëve për të marrë mendimin realisht të të gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit të komunitetit elbasanas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu