Bayern Munchen “lëviz gurët”, hapa përpara për Kane, gati propozimi për Tottenham

0

Harry Kane është në shënjestrën e Bayern Munchen. Bavarezët e tentuan edhe në merkaton e kaluar, por nuk ia dolën dot të bindin Tottenham.

Kampionëve të Gjermanisë u mungon një sulmues, i aftë për siguruar gola. Sipas T7, Bayern ka bërë hapa përpara dhe është i gatshëm të ofrojë më shumë se 100 milionë euro.

Vendimtare do jetë dëshira e anglezit, i cili ndoshta do preferojë të ndërrojë ambient, pas disa vitesh qëndrimi në Londër te Spurs. Edhe pse nuk është periudhë merkatoje, kjo nuk ka penguar aspak klubin nga Allianz Arena që të fillojë të mendojë që tani për mënyrën sesi do shkojë deri te firma me Harry Kane.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu