Bëhen sërish protagonistë/ Shqiptarët mbajnë peng për 16 orë një anije në Angli

0

Policia angleze ka arrestuar 7 persona të cilët mbajtën peng një anije mallrash për 16 orë, në Kanalin Anglez.

“The Sun” shkruan se të arrestuarit janë shtetas shqiptar, duke shtuar se anija e marrë peng ishte e vendosur në ishullin e Portland.

Ata kanë hipur në anije si emigrantë klandestinë fillimisht, por më pas janë përpjekur të marrin kontrollin e anijes, gjë e cila i ka bërë drejtuesit e anijës të telefonojnë policinë, shkruan media angleze.

Policia shkoi në vendngjarje rreth orës 5.40 të mëngjesit, pasi kishte marrë njoftime për dëmtime në anijen tregtare.

Ata thonë se askush nuk u plagos në këtë pengmarrje dhe anija përfundimisht u ankorua në Portland Port.

Policia e Dorset konfirmoi se shtatë rrëmbyesit u arrestuan herët në mëngjesin e të mërkurës.

“Një total prej shtatë individësh – që besohet të jenë shtetas shqiptarë – u arrestuan nga policia. Ata do të hetohen nga Forcat Kufitare, Vizat dhe Imigracioni i MB-së për vepra të mundshme penale,” njodtoi policia angleze.

Anija, në pronësi të Orix Corp, ishte ankoruar në Portin e Ruenit në Francë përpara se të kalonte përmes Kanalit Anglez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu