Beleri mbetet në burg, reagon ministria e jashtme greke: Ky vendim ofendon perceptimin europian të shtetit të së drejtës

0

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Fredi Belerin, fituesi i bashkise Himare më 14 maj, i akuzuar për blerje votash. Në burg u la edhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi.

Sakaq ky vendim ka nxitur edhe reagimin e Greqisë, ku ministria e jashtme shprehet se zgjatja e paraburgimit ofendon përceptimin evropian të shtëtit të së drejtës.

“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i bashkisë Himarë, ofendon ndjenjën e drejtësisë të publikut dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtës”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke.

Rikujtojmë se Fredi Beleri teksa ishte në paraburgim në Vlorë është vizituar nga përfaqësues të ambasadës greke në vendin tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu