Bën paktin dhe organizuan një festë, çifti vetëvritet pa asnjë arsye

0

Një çift i devotshëm ushtarakësh britanikë, kanë vrarë veten me një marrvëshje mes të tyre, pasi kishin organizuar festën finale për miqtë që nuk dyshonin asgjë.

49 vjeçarja Deborah McGuinness, kishte punuar si shefe e marrëdhënieve me publikun për tre krerë të ushtrisë britanike. Ajo dhe bashkëshorti i saj ish-ushtarak Peter, 54 vjeç, u gjetën të vdekur në makinën e tyre në një vend panoramik në Dorset në jug të Britanisë.

Një letër vetëvrasjeje u gjet pranë trupave të tyre ku thuhej se “asnjë nga ne nuk bën dot pa njëri-tjetrin,” u tha në hetimet e çështjes.

Ata nuk kishin fëmijë së bashku, por macja e tyre u gjet gjithashtu e vdekur në makinë.

Miqtë e tyre thanë se dyshja dukeshin të lumtur një ditë para se të vdisnin, madje kishin organizuar një festë me tematikë meksikane në shtëpinë e tyre në jug të Londrës.

Zoti McGuinness ishte një veteran i luftës në Irak dhe kishte shërbyer në ushtri për 22 vjet. Ai kishte përmendur disa herë më parë vetëvrasjen pasi vuante nga depresioni.

Ndërsa zonja McGuinness nuk kishte precedentë sëmundjesh mendore dhe disa muaj më parë ishte shëruar plotësisht nga një tumor që kishte pasur.

Ish-shefi i saj Sir Richard Dannatt, tha se gruaja ishte një “ushtarake model” dhe se vdekja e çiftit ishte një “tragjedi e dyfishtë”.

Mjeti i tyre ishte pikasur një ditë pas tragjedisë, nga një punonjës që thërriti emergjencën. Zyrtarët i shpallën ata të vdekur në vendngjarje ndërsa analizat treguan se shkaku i vdekjes ishte helmimi me monoksid karboni.

Mbesa e zonjës McGuinness, Esther Carlisle, e cila kishte jetuar me çiftin para se të vendosej jashtë vendit, tha: “Ata ishin bashkë prej 23 vitesh dhe e donin shumë njëri-tjetrin”.

“Peter bëhej i trishtuar ndonjëherë e thoshte se do të jetonte vetëm deri në 60 vjeç. Një herë ai u nxeh kur i biri i tha se kishte stres post-traumatik nga shërbimi në ushtri dhe se duhet të kërkonte ndihmë”.

Mjekja ligjore e Dorset, Rachael Griffin sathaid: “Është e qartë se ata ishin të devotshëm ndaj njëri-tjetrit dhe miqve të tyre. Sjellja gjatë ditëve të fundit nuk linte asgjë të kuptohej për atë që do të ndodhte. Peter ishte diagnostikuar me depresion por gruaja nuk kishte histori sëmundjesh mendore, madje ajo tentonte te ndryshonte mendimin e Peter kur ai shprehej se nuk dëshiron të jetë gjallë”.

Ajo vendosi se vdekja e tyre erdhi nga vetëvrasja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here