Bennacer i jep Milanit atë që i duhej, traversa shpëton kuqezinjtë; po vjen era titull!?

0

Milan fiton me vështirësi ndaj Cagliarit me shifrat 1-0, por në këtë pikë të kampionatit rëndësi kanë tri pikët. Në Sardenjë, Milan prodhoi disa mundësi me Giroud dhe Diaz, duke përfshirë edhe shtyllën e Kessie. Megjithatë goli i vetëm i takimit do të shënohej në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 59′ kur e majta e Bennacer mposht Cragnion.

Megjithatë pati frikë te Milan, pasi në minutën e 90′ Pavoletti për pak mund të kishte shënuar, por traversa i mohoi golin sulmuesit. Me këtë fitore Milan shkon në kuotën e 66 pikëve, tre më shumë se Napoli i vendit të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu