Bënte namin me grabitjet e marketeve! Arrestohet hajduti i cigareve në Lushnjë, ja sasia që vodhi

0

Policia e Lushnjes ka arritur që të arrestojë një të ri 21-vjeçar me akuzën e vjedhjes dhe kanosjes.

Sipas njoftimit të policisë, rezulton se i riu kishte kryer disa vjedhje në zon atë ndryshem të këtij qyteti.

Theksohet se i riu ishte nga qyteti i Durrësit.

Njoftimi i policisë Lushnjë

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, 6 vjedhje të ndodhura më parë, si rezultat i punës intensive hetimore dhe policore, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Vjedhjet, të ndodhura në periudha të ndryshme, në disa biznese, në aksin rrugor “Rrogozhinë – Fier”.

Si rezultat i provave të grumbulluara, autor i këtyre 6 vjedhjeve është shtetasi A. L., 21 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar si rezultat i operacionit policor të koduar “Seriali”, të finalizuar më datë 17.10.2022, nga Policia e Durrësit.

21-vjeçari është autor i këtyre 6 vjedhjeve:

Më datë 10.07.2022, ka vjedhur në një market, 30 000 lekë dhe steka me cigare;
Më datë 14.07.2022 dhe më datë 02.08.2022, ka vjedhur në të njëjtin market, 50.000 lekë dhe steka me cigare;
Më datë 21.07.2022, ka vjedhur në një market, 15 000 lekë dhe steka me cigare;
Më datë 18.08.2022, ka vjedhur në një lokal, 100 000 lekë dhe steka me cigare;
Më datë 29.09.2022, ka vjedhur në një market, 54 000 lekë dhe steka me cigare;
Më datë 06.08.2022, ka tentuar të vjedhë në një market.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu