Benzema: Futbolli sot, si të ngasësh një Ferrari! I bukur dhe elegant…

0

Karim Benzema është lojtari më i mirë francez i vitit 2021, sipas “France Football”. Sulmuesi i Real Madridit, i cili u pozicionua përballë Kylian Mbappé, po përjeton një periudhë të jashtëzakonshme. Ai ka shënuar 47 gola për klubin dhe kombëtaren, këtë vit. Ky është suksesi i katërt për qendërsulmuesin, fitues i këtij çmimi special edhe në vitet 2011, 2012 dhe 2014.

I intervistuar nga revista franceze, Benzema ka shprehur gjithë lumturinë e tij, duke treguar mënyrën e tij të shikimit të futbollit: “U bëra 9 që doja. Po jetoj një ëndërr, më pëlqen. Përveç statistikave dhe shënimit të më shumë golave nuk di se çfarë ka ndryshuar në futbollin tim. Unë jam ende i njëjti lojtar, këto janë gjëra që kam mundur të bëj për një kohë të gjatë, gjithmonë.

Konsumimi i futbollit nuk është më ai që ka qenë. Nuk jemi më përpara një ndeshjeje për 90 minuta. Ka rrjete sociale, mund të ndiqni çdo gjë në telefon, shikoni se kush ka shënuar. Ne nuk shqetësohemi më për atë që bën një lojtar në fushë, por vetëm kush ka shënuar. Dhe të nesërmen e konsiderojmë këtë të fundit si më të mirin.

Nuk më pëlqen shumë ky futboll, por në të ardhmen do të bëhet gjithnjë e më shumë i tillë. Është bërë një sport ku shikojmë statistikat, duhet të përshtatesh dhe unë këtë po bëj. Më pëlqen futbolli kur luhet me një prekje të vetme, Ky është futbolli që dua. Dhe, sa herë që luaj, këtë bëj dhe nuk do të ndryshoj kurrë. Është si të ngasësh një Ferrari! Loja duhet të jetë e bukur dhe elegante”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu