Berat/ Demokratët çojnë në prokurori furgonin me ushqime, bashkë me socialisten brenda

0

Dy orë këmbëngulje në shi. Drejtuesi politik i listës së PD-së në Berat, Tomor Alizoti së bashku me demokratët e tjerë nuk kanë hequr dorë deri në momentin që furgoni me ushqime që bllokuan mbrëmjen e sotme të dërgohej në prokurori së bashku me personat që ishin brenda, mes tyre një zyrtare socialiste e degës lokale të PS-së. Furgoni me pako ushqimore është sekuestruar.

Tomor Alizoti akuzoi se Joana Melëngu që ishte brenda në furgon, është “anëtare e ZAZ-së dhe kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së në Berat”.

Joana Melëngu, e cila është edhe punonjëse e bashkisë, bashkë me shoferin e furgonit janë shoqëruar brenda në prokurori për t’u marrë në pyetje në lidhje me ndihmat e rezervave të shtetit që po transportonin gjatë natës, nëse kishin dokumente dhe cila ishte arsyeja e lëvizjes në atë orar.

Tomor Alizoi e cilësoi krim elektoral dhe kërkoi ndëshkimin përpara drejtësisë, por bashkia e Beratit reagoi duke thënë se ndihmat thjesht po transportoheshin nga një ambient i bashkisë në magazinë.

Presidenti Ilir Meta përgëzoi qytetarët e Beratit për rastin e denoncuar dhe i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë. Kandidatët për deputetë të PD-LSI në Berat nesër do të depozitojnë denoncimin në SPAK.

Key Words: infowebtv, lajmi fundit, politikë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu