“Berisha është marrë personalisht me burgosjen dhe mbajtjen time në burg”, Nano komenton ish-kryeministrin

0

Fatos Nano, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka hedhur akuza mbrëmjen e sotme për ish-kryeministrin Sali Berisha, për sa i përket burgosjes së Nanos në vitin 1997.

Nano thotë se ka prova nga persona brenda zyrës së Berishës që ky i fundit u mor personalisht me burgosjen dhe mbajtjen në burg të Nanos.

Ndër të tjeras, ai foli dhe për Berishën si politikan duke e cilësuar si një figurë konfliktuale. Nano shton se Berisha pushoi si qenuri politikan në 21 janar 2011, pas vrasjes së 4 protestuesve në bulevard.

“Sali Berisha hyri në politikë si intelektual, mjek kardeolog. Në momentin që mori drejtimin e Partisë Demokratike, ai u bë politikan. Me kalimin e kohës intelektuali dhe politikani i marrin vendin njëri-tjetrit. 

Berisha është marrë personalisht me burgosjen dhe mbajtjen time në burg. Unë kam të dhëna nga njerëz që kanë qenë në zyrën time dhe ai është marrë personalisht me burgosjen time. Dhe pasi kjo ndodhi, ai është kthyer në kafshë politike.

Ai pushoi së qenuri politikan në 21 janar 2011. Roli i Berishës ka qenë konfliktual. Periudhën e parë ushtroi marrjën e vendimeve të mëdha. Por po ta shohësh, ai ka qenë gjithmonë i përfshirë në vendimet e mëdha, i gatuante sipas qëllimeve të tij,” theksoi Nano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu