Berisha ‘i tregon dhëmbët’ Bashës: Nëse PD apo dikush tjetër merr vendime pa parime atëherë unë …

0

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Nëse Lulzim Basha merr vendim për të përjashtuar nga grupi i PD-së çfarë do të bëjë Sali Berisha?

Berisha: Raporti im me Z.Basha dhe këdo tjetër ndërtohet mbi disa parime. Unë i qëndroj atyre parimeve. Nëse nesër PD apo kushdo tjetër do të merrte një qëndrim pa parime, unë do të bëja çdo gjë që PD të rikthehet në vlerat për të cilat është themeluar. Çdo njeri është i lirë të shprehë çdo mendim. Ideja se PD është parti e Sali Berishës. Ata që mendojnë se unë me qëndrime konkrete kam drejtuar PD-në, ata mashtrojnë veten e tyre. Po, unë kam pasur dhe kam influencë shumë të fuqishmem në PD. Përse kjo? Nuk gjen sot një njeri që thotë se zura atë post përshkak të ndërhyrjes së Berishës. Influenca ime në PD buron thjesht sepse unë kam mbrojtur uinteresat e saj partie me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kur të tjerë kanë frikë të përmendin emra. Kam mbrojtur interesin kombëtar, kaq kam bërë unë. Të gjitha këto qëndrime që unë mbaj, janë me mijëra statuse, nuk kanë qëllim protagonizmin. Unë s’kam asnjë objektiv përveçse të mos qëndroj indiferent ndaj të keqes. E keqja s’do asgjë të triumfojë përveçse heshtja e njerëzve të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu