Berisha sulmon George Soros: “Kur preket interesi i kombit tim patjetër që reagoj. Projektoi ndarjen e kufijve të Kosovës”

0

 

Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka sulmuar George Soros këtë të enjte, duke e cilësuar si strumbullarin më të madh në planet.

Në një konferencë të jashtëzakonshme një ditë pasi DASH e shpalli non-grata së bashku me familjen e tij, Berisha theksoi para mediave që kur i preket interesi i kombit të tij patjetër që do të reagojë.

Ish-Kryeministri e kishte fjalën për qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës, për të cilën thotë se ka qenë i pari që ka dalë kundër.

Berisha shkon më tej, duke u shprehur se ndryshimi i kufijve të Kosovës është ideuar nga fondacioni Soros në Beograd. Sipas ish-Kryeministrit, ai ka luftuar kundër këtij projekti duke pasur si kundërshtarë Kryeministrin e Shqipërisë, Presidnetin e Kosovës dhe atë të Serbisë.

“Çfarë ka bërë Sali Berisha? Kam qenë i pari që kam kundërshtuar ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës. E dija që kam përpara kryeministrin e Shqipërisë, Presidentin e Serbisë dhe të Kosovës. Financuesit Soros në Beograd. Kur më preket interesi i kombit tim patjetër që do të thoja atë që mendoja. Kam qëndruar më shumë se kushdo tjetër kundër krimit dhe dfrogës. Kam qëndruar për të nxjerrë një lloj frike sepse mediat nuk shqiptonin emrat e tyre. Unë nuk jam prokuror, gjykatë , hetues. Unë kam përdorur mjetet e mia tpër të treguar lidhjet e tyre me qeverinë. Unë kam sulmuar hapur Geroge Soros, si një armik të demokracisë shqiptare. Strumbullari më i madh në planet. Unë në letër i kam thënë këto kam bërë dhe jam krenar për këto që kam bërë“, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu