‘Bërtiti Allahu Akbar’, një person godet me thikë dy policë në Bruksel, vdes njëri. Ministrja belge: Dramë!

0

BRUKSEL- Një oficer policie u vra në Schaerbeek, komunë e vendosur në rajonin e Brukselit, pas një goditjeje me thikë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeprokurori belg, i cili ka bërë me dije edhe detajet e para nga ngjarja e sotme. Sipas mediave të huaja, raportojnë se në momentin që agresori ka sulmuar policët ka bërtitur më të madhe “Allahu Akbar”.

Por edhe për këtë detaje nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për momentin.

Autori i sulmit, sipas “La Libre Beligique”, është neutralizuar nga një tjetër patrullë pasi është goditur në këmbë dhe në bark. Dy policët e plagosur dhe autori u transferuan në spital, por njëri prej të dyve, i cili u qëllua në pjesën e pasme të kokës, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Një dramë e tmerrshme. Lutjet shkojnë para së gjithash për familjet, pjesëtarët e policisë lokale dhe gjithë forcat e policisë. Unë ndjek nga afër situatën dhe qëndroj në kontakt të ngushtë me kryetarin e bashkisë. Kjo dhunë është e papranueshme,”- kështu e cilësoi ngjarjen ministrja e Brendshme e Belgjikës, Annelies Verlinden.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu