Betejë e përgjakshme në uzinën Azovstal në Mariupol, komandanti ukrainas: Ushtarët e mi po bëjnë përpjekje mbinjerëzore

0

Komandanti ukrainas në uzinën Azovstal thotë se “armiku” depërtoi në kompleksin e uzinës gjatë betejave.

Komandanti i ushtarëve të Regjimentit Azov brenda uzinës Azovstal, nënkoloneli Denys Prokopenko, thotë se ka beteja të rënda brenda kompleksit pasi forcat ruse depërtuan perimetrin e tij, shkruan CNN.

“Ka dy ditë që armiku është futur në territorin e uzinës. Ka beteja të rënda të përgjakshme”, tha ai.
Prokopenko vazhdoi: “Jam krenar për ushtarët e mi që po bëjnë përpjekje mbinjerëzore për të frenuar sulmin e armikut. Falënderoj të gjithë botën për mbështetjen e jashtëzakonshme të garnizonit të Mariupolit. Situata është jashtëzakonisht e vështirë, por ne vazhdojmë të zbatojmë urdhrin për mbaj mbrojtjen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu