Biden u zotua që t’i frenonte, Koreja e Veriut lëshon raketa menjëherë pas largimit të tij nga Azia

0

Koreja e Veriut ka lëshuar tre raketa balistike mëngjesin e së mërkurës, ka thënë ushtria e Koresë së Jugut, shkruan BBC.

Autoritetet në Seul thanë se raketat u hodhën në hapësirën prej më pak se një ore nga zona Sunan në Phenian.

Kjo vjen vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden u largua nga rajoni, pas një udhëtimi ku u zotua për të forcuar masat për të frenuar Korenë e Veriut.

Koreja e Veriut ka testuar një sërë raketash balistike që nga fillimi i këtij viti.

Japonia konfirmoi se të paktën dy lëshime ndodhën të mërkurën, por pranoi se mund të ketë pasur më shumë.

Ministri japonez i Mbrojtjes, Nobuo Kishi, ka thënë se raketa e parë fluturoi rreth 300 km me një lartësi maksimale prej rreth 550 km, ndërsa e dyta, duke arritur deri në 50 km, udhëtoi rreth 750 km.

Kishi kritikoi lëshimet, duke thënë se ato ishin “të papranueshme”, duke shtuar se do të “kërcënonte paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Japonisë dhe komunitetit ndërkombëtar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu