Bie në gropën e ndërtimit të pallatit punonjësi. Dërgohet në gjendje kritike tek trauma

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një punëtor ka rënë nga lartësia në pallatin ku punonte, e për pasojë është plagosur rëndë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Ramazan Dika, i cili ka marrë dëmtime të shumta në shtyllën kurrizore, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa përfaqësues të kompanisë së ndërtimit.

Vijojnë hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që Dika është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje serioze për jetën.

Për momentin janë pezulluar punimet për ndërtimin e mëtejshëm të pallatit.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu