Bie nga kalaja në Berat, ngec në shkëmbinj një person

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku një person ka rënë nga tabja e Kalasë ku është i vendosur flamuri dhe ka ngecur në një shkemb. Nuk dihet ende identiteti i personit që është rrëzuar dhe as gjendja shëndetësore në të cilin ai ndodhet.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e vendit ku ka rënë personi, dhe shpëtimin e tij nëse përplasja nuk ka rezultuar fatale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu