Një person i cili ka qenë duke rregulluar një antenë televizori, ka rënë nga lartësia duke humbur jetën.
Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë, i cili po rregullonte një antenë.
Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit