“Big Brother”/ A do të marrë pjesë Tea apo jo? Ja çfarë thote ajo

0

Pak ditë më parë, televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj.

Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhet në një njoftimin e “Top Channel”.

U tha se dy konkurrentet e para do të jenë pikërisht vajzat që trazuan rrjetin në “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifoni. Mirëpo, kjo e fundit ka folur për herë të parë për aludimet dhe ka treguar që në fakt këto s’janë lajme të vërteta.

Pas pikëpyetjeve të mëdha se kush do ta drejtojë spektaklin e famshëm, u tha po ashtu se moderimi i emisionit i është ofruar Arbana Osmanit dhe me shumë gjasa, ajo do ta pranojë këtë propozim.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës. Për momentin, ajo është në përfundim të ciklit të emisionit tjetër, “Dua të të bëj të lumtur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu